6 dhjetori për qeverinë do të jetë një ditë për të festuar ndërsa për opozitën për të protestuar. E para herë e mbajtjes së samitit të liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor në Tiranë shihet si një mundësi me vëmendje të shtuar ndaj vendit tonë.

 

ERMAL HASIMJA

 

ANALIST

 

Është një ngjarje e rëndësishme pikërisht për të ndezur projektorët mbi Shqipërinë. Është diçka me peshë për ta parë Shqipërinë si një lloj aktori rajonal.

 

GLEDIS GJIPALI

 

DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI

 

Vetë mbajtja e samitit është një qëndrim politik. Kjo lidhet në rradhë të parë me qëndrim që  Shqipëria ka mbajtur sidomos në konfliktet e fundit, në luftën e Rusisë në Ukrainë, gjë që jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë, në një farë mënyre është edhe një mesazh mbështetës.

 

Në të njëjtën ditë kur udhëheqësit më të rëndësishëm të BE-së do të gjenden në Tiranë, Partia Demokratike e Sali Berishës do të protestojë, jo kundër atyre, por Edi Ramës që për të është autokrati i zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar. Gledis Gjipalit dhe Ermal Hasimja kanë këtë mendim për protestën.

 

GLEDIS GJIPALI

 

DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI

 

Nuk ka ndonjë gjë të keqe të protestoh. Shpresoj të jetë një protestë e nivelit evropian, në kuptimin e sjelljes, e kuptimit të limitit që protestat kanë në ngjarje të tilla.

 

ERMAL HASIMJA

 

ANALIST

 

Është një ide e mirë e opozitës për të tërhequr vëmendjen mbi problemet e demokracisë në Shqipëri, dhe jo vetëm, për problemet me korrupsionin apo zhvillimin e munguar ekonomik.

 

Socialistët thonë se protesta është një tradhti e Sali Berishës ndaj të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Analistët të kundërtën. Zemëratën e një pjese të popullatës nga qeverisja e Edi Ramës.

 

ERMAL HASIMJA

 

ANALIST

 

Në qoftë se do të ishte tradhëti, do të ishte tradhëti gjithashtu greva e urisë së socialistëve para kryeministrisë para 10 vitesh në mos gaboj ose problemet me qarkun e Fierit atëherë që zvarritën integrimin e Shqipërisë.

 

Se cili do të jetë epilogu i samitit të 6 dhjetorit dhe protestës së Sali Berishës do të lexohet atë ditë. Fatura financiare e samitit të parë që zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor jo anëtar i BE-së është 50 milionë lekë për të mundësuar infrastrukturën pritëse në stadiumin “Air Albania” dhe Pallati i Kongreseve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re