Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari, foli mbrëmjen e sotme në Vizion Plus për protestën e PD-së në 6 dhjetor.

 

 

Në  një intervistë të shkurtër me moderatoren Pranvera Borakaj, gjatë edicionit të lajmeve, Hajdari tha se 6 dhjetori është dita më e përshtatshme për të organiozuar një protestë.

 

 

“Mendoj se është momenti më i duhur për të organizuar një protestë sepse së pari është ushtrim i demokracisë, protesta është një liri që BE ia jep qytetarëve të vetë e do ta bënte Samitin më interesant.

Të vetmet vënde që nuk duan të kenë protesta janë vendet autokratike. Edi Rama, si i tillë e quan protestën si të dëmshme ndërkohë që pushteti i tyre është autokrat prandaj nuk duan që qytetarët ta ushtrojnë këtë të drejtë”

 

 

 

Sa i përket vendimit të zgjedhjes së datës, Hajdari tha se bashkëbisedimi mes aleatëve dhe strukturave të PD ka qenë i vazhdueshëm.

 

 

“Bashkëbisedimi ka qenë i vazhdueshëm dhe, edhe një herë nuk ka patur asnjë lloj përplasje, madje të gjitha vendimet janë bërë me akordimin e të gjithë aleateve dhe strukturave. Ka nëj frymë më të shëndetshme se më parë në PD.

Nuk duhet të ketë asnjë lloj hezitimi për prostesën. Madje mendoj që përfaqssuesit e lartë të BE do ta ndjekin me shumë interes protestën. Është totalisht legjitime dhe e drejtë.”

 

 

Për detajet, dhe kauzën e protestës, Hajdari nuk dha shumë detaje. Për të, e rëndësishme është që BE ka përshëndetur protestën dhe mbarëvajtja e të dy eventeve të rëndësishme që do të mbahen në Tiranë atë ditë.

 

 

 

“Duhet lënë pak kohë kureshtjes. Nuk mund t’i themi të gjitha para datës. Ajo që është e rëndësishme, protesta është përshëndetur nga BE duke thënë që nuk ka asgjë të keqe për të dalë në protestë, ndërkohë që qeveria duhet të sigurojë të dyja palët, edhe mbarëvajtjen e protestës edhe Samitin.”

 

 

 

Sa i përket çështjes së Portit të Durrësit për të cilën PD ka deklaruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Hajdari tha se është një vendim I duhur.

 

 

 

“Dje e kam diskutuar me Shehajn dhe parlamentarë të tjerë dhe mendoj që sidoqoftë edhe nëse nuk kemi shpresë te gjyqësori si deputetë, patjetër që duhet të ndjekim të gjitha hapat duke e çuar deri në fund.”

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re