Gjashtë pacientë të tjerë humbën jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit.

 

Në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë u njoftua se viktimat janë një 61-vjeçar nga Tirana, një 65-vjeçar nga Elbasani, një 66-vjeçar nga Fieri, dy qytetarë nga Vlora të moshave 68 dhe 75 vjeç si edhe një 80-vjeçar nga Berati.

 

Pas kryerjes së katër mijë testimeve, këtë të diel u konfirmuan edhe 780 raste të reja. Gati i njëjtë është edhe numri i të shëruarve nga COVID-19, 757 qytetarë.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re