Liverpuli është duke kaluar një moment shumë të vështirë, teksa humbja ndaj Fulhemit ditën e djeshme, ishte e gjashta radhazi në shtëpi, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në histori të klubit.

Duke parë situatën e vështirë, me të cilën po përballet skuadra, në media, apo edhe rrjetet sociale, nuk kanë munguar as zërat për një largim të trajnerit Jyrgen Klop. Megjithatë trajneri gjerman nuk rrezikon shkarkimin, të paktën për pak kohë.

Drejtuesit e lartë të klubit anglez, kanë pasur një komunikim me vetë trajnerin, sipas “Times”, ku i kanë shprehur atij besim, të plotë në këtë moment të vështirë. Gjithsesi në rast se situata e skuadrës nuk shkon drejt përmirësimit, ku objektiv tashmë është kualifikimi në Ligën e Kampioneve, atëherë drejtuesit mund të marrin vendimin për shkarkimin e trajnerit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re