Debati:

KQZ: Majlinda Angoni ka deklaruar se e ka ndryshuar mbiemrin nga Jubani në Angoni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kërkesë në Gjendjen Civile dhe ka kërkuar të dhëna për këtë ndryshim. Gjithashtu është kërkuar informacion nga vetë Angoni. Fakti që nuk ka dënim me vendim të formës së prerë nuk e pengon që të regjistrohet në zgjedhje.

KQZ: Shtëpia e Lirisë ka dorëzuar në KQZ regjistrimin e Elton Banos si kandidat të bashkisë Lushje. Zoti Elton Ilir Bano ka depozituar në komision formularin e vetëdeklarimit në rubrikën e të dhënave personale ku rezulton se ka deklaruar se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. KQZ ka kërkuar informacion dhe drejtoria e gjendjes civile në përgjigje ka deklaruar se Bano nuk ka shënime në regjistrin penal dhe rezulton i padënuar. Sipas vërtetimeve rezulton se nuk ka dënime.

Marash Logu: Nga formulari i vetëdeklarimin, rezulton se Bano ka jetuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë?

KQZ: Jo s’ka deklaruar se ka jetuar jashtë shtetit.

Marash Logu: Është pak kurizoze që ka deklaruar vendlindjen në Prishtinë Kosovë dhe më pas në Lushnje ndërkohë që nuk ka jetuar….Më duket pak e çuditshme

KQZ: Bano ka 2 vendlindje të ndryshme dhe dy data lindjeje të ndryshme. Për të sqaruar situatën kemi marrë informacione në zyrën e gjendjen civile kemi marrë informacione.

Marash Logu: Ka ndërruar të dhënat?

KQZ: Ka ndryshuar ditëlindjen dhe vendlindjen.

Marash Logu: Nuk do ishte më e udhës të prisnim dhe përgjigjen e drejtorisë së gjendjes civile?

KQZ: Sot që flasim nuk ka asnjë përgjigje nga Gjendja Civile, këtë praktikë kemi ndjekur gjithmonë. Drejtoria e burgjeve na ka kthyer përgjigje dhe ai rezulton se është i padënuar.

Ilirjan Celibashi: Këtë praktikë kemi ndjekur gjithmonë, nëse nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka probleme vijon regjistrimi. Mund të qëllojë se pas një përgjigje përfundimtare të mos marrësh informacion që mund ta penalizojë dhe në një fazë të dytë mund të rezultojë me probleme. Pastaj, nëse është rasti, qëndron domthënë ajo që…

Marash Logu: Unë e kuptoj kur dikush deklaron një datë të ndryshme se mund të jetë një lapsus, por kur deklaron vitin ndryshe dhe vendin e lindjes dhe shtete të ndryshme, kjo është pak si…Nëse do ishte Ersekë apo Lushnje, mund të ishte një lapsus, por nga një shtet në një shtet tjetër, më duket se është një rast që duhet të ndalemi dhe të presim përgjigje.

Ilirjan Celibashi: Nuk ka asnjë problem nga ana formale për të vijuar regjistrimin, si dhe për efekt të kohës. Gjithsesi meriton me një hetim më të thellë. Ne do të presim përgjigje, mund të ketë dhe dokumente të tjera.

KQZ: Pyetjes nëse ka jetuar jashtë shtetit, kandidati është përgjigjur se ka jetuar jashtë shtetit për studime, në Bukuresht për studime, në Londër për emigracion dhe në Romë Itali për arsye shëndetësore

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re