Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili sipas tij çdo ditë po demaskon veten në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se Berisha po fyen dhe shpif kundër kandidatëve të Partisë Demokratike duke lënë të qetë PS-në. Bardhi nënvizon se Sali Berishës i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.

Reagimi nga Gazment Bardhi:
“Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike.

Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.

Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re