Aksioni për të rikthyer ligjshmërinë në pagesën e ujit duket se i ka dhënë efektet e para. Një muaj pas lançimit të nismës janë 6 mijë kontrata të reja të lidhura nga qytetarët. Numri dy i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se në muajin shkurt do të nisin ndëshkimet.
 
Zëvendësministri Bonati zhvilloi një mbledhje me të gjithë prefektët në vend te cilëve u kërkoi angazhim më të madh në këtë reforme me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve.
 
Pas energjisë, reforma per ujin është më e rëndësishmja, pasi mendohet se janë rreth 100 mijë abonentë familjar dhe biznese që nuk paguajnë per ate qe konsumojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re