Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga burgu mjekun Nazmi Metaliu dhe teknikun e imazherisë Astrit Mansaku, të cilët u arrestuan, pasi u merrnin para pacientëve për të kryer shërbimin e skanerit.

 

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, por gjykata vendosi për mjekët vetëm pezullimin e tyre për 3 muaj nga detyra.

 

Mjekët u ndaluan pas denoncimit të bërë nga një emigrant, i cili kishte kërkuar të bënte skanerin pasi kishte pësuar një aksident.

 

Por mjeku dhe tekniku i imazherisë i kishin kërkuar 6 mijë lekë për këtë shërbim, që sipas tyre ishte me i ulët se shuma që u merrnin pacientëve të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re