Mund të ketë deri në gjashtë milionë ushtarë gati për luftë, megjithatë, një ekspert ka pohuar se në rast të një lufte Ameriken,  Koreja e Veriut është në gjendje të luftoj vetëm për tri javë. 
“Express.uk” raporton se pavarësisht nga dënimet ndërkombëtare dhe sanksionet, Kim Jong-un ka vazhduar me programin e tij të armëve bërthamore.
Por, Bruce Bechtol, një profesor në Angelo State University në Teksas dhe ish-analisti i lartë i Azisë Veriore të Pentagonit, tha se forcat e Koresë së Veriut do të shpartalloheshin brenda tre javësh pas shpërthimit të konfliktit.
Ai tha se koreano-verioret kanë dy deri tre javë stoqe, municion, ushqim, lëndë djegëse ,për të luftuar.
“Kjo është gjithcka që kanë. Pra, plani i tyre i luftës duhet të përfshijë përmbushjen e të gjitha qëllimeve që ata kanë brenda kësaj kohe të shkurtër “.
Sipas tij ushtria e Koresë së Veriut do të bjerë nga mungesa e furnizimeve.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re