6 muaj pas vdekjes ka dalë analizave e vdekjes së dy foshjeve nga Berati, që u gjetën nga nëna e tyre të pajetë. Pas analizave të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe që tashmë kanë mbërritur zyrtarisht pranë institucionit të Prokurorisë së Beratit, ka rezultuar se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit.

Mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve, asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre. Në raportin e analizave thuhet se në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, ndërkohë që edhe qumështi me kuti që përdorej për të ushqyer fëmijët nuk ka pasur në përbërjen e tij elementë toksikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 26 Janarit të këtij viti në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Nëna e foshnjeve 5-muajshe Merushe Agalliu, pasi kishte ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur, por-siç edhe ka nxjerrë përfundimi i mjekësisë-ligjore, ajo i kishte mbuluar më tepër se ç’duhet fëmijët dhe kjo ka sjellë asfiksimin e tyre në gjumë dhe më pas vdekjen.

Fëmijët mbërritën pa jetë në Spitalin Rajonal të Beratit dhe prindërit e tyre, Eduart e Merushe Agalliu kanë pasur asokohe dyshime se, vdekja mund të kishte ardhur për shkak të helmimit të qumështit me kuti që përdornin për ti ushqyer fëmijët që nga dita e tyre e lindjes.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re