Skip to content

6-mujori, numër rekord turistësh/ INSTAT: Është 33 përqind më e lartë sesa një vit më parë 

Shifrat e turizmit në vëndin tonë shënuar një tjetër record. Të dhënat e instat flasin se edhe muaji qershor, por edhe si 6-mujor numri i turistëve të huaj të hyrë në vëndin tonë është rritur ndjeshëm, krahsur me të njëjtën përiudhë të një viti më parë.

 

Instat thotë se si 6 mujor kanë ardhur rreth 3.4 milion shtetas të huaj. Kjo shifër është 33 % më e lartë se 6 mujori I 2022. Vetëm muajin e kaluar kanë hyrë rreth 1 milion turistë.

 

Shifra të tilla nuk janë rregjistruar në vitet e mëparshme, fakt ky I cili konfirmon se sektori është në një zhvillim të vrullshëm.  Peshën kryesore e mbajnë europianet, ku në Durrës dominojnë polakët cekeët e nordikët me ture të organizuara.

 

Ndërsa në jug turistet janë krysisht individual, nga italia, spanja, etj.

 

Një nga faktorët e rritjes së turizmit këtë vit është fakti dse shqipëriara është marketuar në shumë media ndërkombëtare. Ndërsa kostoja e lirë krashur me vëdet e tjera europiane është një tjetër faktor pse të huajt zgjedhin vendin tonw.

 

Shifra pozitive janë shënuar edhe për shqiptarët që dalin nga shqipëria.

 

Janë 3 milion shqiptarë që kanë dalë jashtë vëndit në këtë 6 mujor ose 20 % më shumë se nje vit më parë. Rrtja e numrit të shqiptarëve që kalojnë pushimet janë vendit lidhet edhe me shtimin e linjave ajrore direkte me shumë destinacone europiane dhe jo vetëm.