6 orë mes ankthit në det/ Zbresin pasagjerët nga trageti në Vlorë

traget.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Subscribe

129 pasagjerë që po ktheheshin nga Brindisi në Vlorë me tragetin e linjës, kanë përjetuar një nga udhëtimet më të vështira.

 

Për shkak të kushteve të motit lundrimi ka qenë jo vetëm i vështirë, por trageti nuk ka mundur të ankorohet në port në orët e mëngjesit, pasi u dëmtuan litarët e anijes.

 

Ky fakt bëri që ai të qëndrojë për më shumë së 6 orë pranë Karaburunit, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit. Pasagjerët zbritën rreth orës 14:00, ndërsa treguan momentet e panikut.

 

 

Dallgët e detit këtë martë në Vlorë arritën deri në 8 ballë. Trageti fillimisht tentoi disa herë të ankorohej, por era e fortë, si dhe dallgët e mëdha e bënë të pamundur.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë