Gjashtë qen, të cilët tashmë janë mësuar të nuhasin sëmundje të tilla si kanceri, malarja dhe sëmundja e Parkinsonit, do t’u jepet një trajnim intensiv për të zbuluar Covid-19 përpara se të shfaqen simptomat, shkruan Evening Standard.
Testimet për suksesin e tyre do të fillojnë në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti dhe do të financohen nga një fond i qeverisë prej £500,000.
Nëse ato dalin me sukses, qentë mund të nuhasin deri në 250 njerëz në një orë, duke bërë kështu një revolucion në metodat e testimit.
Qentë janë një racë e përzier me labrador dhe Cocker spaniels dhe munden tashmë të identifikojnë sëmundje fatale si kanceri, malaria dhe Parkinson vetëm me anë të nuhatjes.
Dr Claire Guest, bashkëthemelues dhe kryeshef ekzekutiv i qenve Mjekësor, tha: “Ne jemi të kënaqur që qeveria na ka dhënë mundësinë të demonstrojmë se qentë mund të luajnë një rol në luftën kundër Covid-19.
“Ne jemi të sigurt se qentë tanë do të jenë në gjendje të nuhasin personat e inferuar me Covid-19 dhe pastaj do të kalojmë në një fazë të dytë për t’i provuar ato në situata të drejtpërdrejta, pas së cilës shpresojmë të punojmë me agjensi të tjera për të trajnuar më shumë qen.
“Ne jemi tepër krenarë që nuhatja e një qeni mund të shpëtojë edhe një herë shumë jetë.