Shkon në 76 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar gjashtë raste të reja, nga 46 persona të testuar. Shefja e Gjurmimit Epidemiologjik, Eugena Tomini tha për mediat se të gjitha rastet e reja janë kontakte të personave të infektuar më herët.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.
Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:
Tiranë 55 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 8 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë”
Nga 76 pacientë, thuajse gjysma e tyre, 37, janë të shtruar në spital. Katër prej tyre janë në terapi intensive.
“Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.”
Ministria e Shënetësisë ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19.