Në një intervistë me Enkel Demin për “Abc-ja e mëngjesit, publicisti shqiptar në Londër Petrit Kuçana deklaroi se janë 6 shqiptarë viktima në Britani.

Sa i përket numrit të të infektuarve, ai tha se nuk ka një shifër. Ndërkohë, Kuçana ngriti një tjetër problem mjaft shqetësues. Në Britani jeton një komunitet i madh shqiptarësh, dhe një pjesë e madhe e tyre, kryesisht ata që punojnë në të zezë janë në momente të vështira.

Publicisti tha se ata kërkojnë që të kthehen në Shqipëri, mirëpo duket se Shqipëria është i vetmi vend që nuk pranon të tërheqë shtetasit e saj.

Intevista e plotë:  

Në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar në 10 mijë numri i viktimave nga koronavirus. Ku fatkeqësisht 6 prej tyre janë shqiptarë, dy janë nga Kosova dhe 4 nga Shqipëria.

Është një numër që ju e keni identifikuar. Ju i dini rastet? Të cilët jetojnë në Londër?

Po rastet e fundit njëri ka qenë vizitor në Londër dhe një tjetër ka qenë vizitor tek i biri.

Më thuaj si është karantina në Britani? Është kaq e ashpër sa në Shqipëri apo ju keni më shumë liri lëvizje?

Ka qenë pak e veçantë, siç dinë të jenë britanikë dhe që në momentet e para presupozohej që ne jemi dy javë pas Italisë për sa i përket infektimit nga koronavirusi. Mesa dukej këta kritikët e qeverisë për të mos qenë të gatshëm për të bllokuar gjithçka, ndoshta mund ta justifikojnë në njëfarë mënyre atë kritikën që duhej për dicka më përara. Mirëpo, qeveria britanike e justifikoi me faktin se këshillohej nga shkenctarët më të mirë të Britanisë. Në krahasim me shtetet e tjera Gjermania ka qenë pak më liberale, ku mesa dukej më e theksuar ishte paketa e ndihmës që Britania i dha ekonomisë. Janë 330 miliard paund që qeveria e vendosi për këtë situatë. Ashtu si edhe për 9 ditë arriti të ndërtojë një nga spitalet më të mëdha në Evropë. Një ndër kritikat ka qenë vonesa në mbylljen e shkollave. Sipas qeverisë britanike gjithçka është nën kontroll. Ata thonë që do jemi shumë të lumtur nëse mbajnë shifrën e viktimave në 20 mijë viktima.

Në momentin që flasim qeveria është në pikë të mira, apo ka humbur terren?

Nëse e shikojmë pas infektimit të kryeministrit Boris Johnson  ka pasur një përkrahje jashtëzakonisht të madhe dhe madje një ditë ka qenë e caktuar, sepse britanikët e kanë ndoshta si detyrë këtë duartrokitjen, zakonisht në orën 08:00 të darkës të gjithë britanikët dalin nga shtëpia dhe duartrokasin për mjekët. Një ditë e caktuar ka qenë edhe për kryeministrin.

Më the që ka 6 viktima shqiptarë, por nuk e di nëse ka të dhëna sesa mund të jenë të infektuar nga komuniteti shqiptar atje që është shumë i madh?

Besoj se komuniteti shqiptar në Britani është një ndër më të madhenj tashmë. Britania nuk është në Shengen dhe cdo qytetar shqiptar dëshiron të vijë në Britani ka pasur një dyndje të shqiptarëve nga shtetet e tjera dhe fatkeqësisht nuk kemi një shifër por besohet se është komuniteti më i madh. Në Britani shpesh kur takohen ndonjë nga këta shqiptarët që kanë ardhur nga Greqia, flitet “vërtet ka akoma shqiptarë në Greqi”, për arsye se një ditë pune në Britani është 3-4 herë më e lartë. Nuk ka një numër për sa i përket të infektuarve, por besoj se ka disa kategori që janë në kushtet e mbijetesës. Nga kontaktet e shumta që kemi pasur, sipas sistemit Britanik, nëse një person ka ardhur tre muajt e fundit nuk mund të  përfitojë nga fondet publike. Kategoria më e prekur janë ata që janë në të zezë.

Po më flet për njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria në këto kohë. Në Francë kaë marrë kamionin

Duhet theksuar se pjesa më e madhe e emigrantëve që ndoshta kanë edhe 3-4 vjet janë në të zezë. Britania sistemin e emigracionit e ka shumë të vështirë dhe është e pamundur që një qytetar shqiptar të përfitojë azil. Fatkeqësisht jë pjesë e tyre janë detyruar të shkojnë në grupe të gabuara, duke bërë që imazhi i shqiptarëve të mos jetë aq i mirë. Kjo është kategoria më e prekur tani dhe disa të tjerë që janë gjetur në kushte të tilla dhe duan të kthehen në Shqipëri. Por kur panë ato që ndodhin në kufi mes Greqisë, çdo shpresë e tyre u shua. E vetmja gjë që kërkonin është se përse Shqipëria nuk vepron si Kosova dhe Maqedonia. Para pak ditësh ka qenë një avion që është dërguar nga Londra në Kosovë. Dhe duket se vetëm Shqipëria është i vetmi shtet që nuk lejon të tërheqë shtetasit e vet.

Po më thua se ka shumë shqiptarë që duan të kthehen? Këto janë kërkesa që ata i bëjë me njëri tjetrin apo në ambasadë?

Ne i kemi bërë kërkesë ministrisë për Diasporën dhe nuk kemi marrë përgjigje prej tyre. Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për këtë institucion.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re