Vendos kontakte, krijo marrëdhënie

Lidhjet sociale mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Studiuesit kanë gjetur se lidhjet tona me të tjerët mund të kenë efekte të fuqishme në shëndetin tonë. Lidhjet sociale, qoftë me familjen, miqtë, fqinjët, partnerët romantikë ose me të tjerë, mund të ndikojnë biologjinë dhe mirëqënien tonë. Mundohuni të gjeni mënyra për t’u përfshirë me të tjerët.

Për të gjetur lidhje të reja sociale:

  • Bashkohuni me një grup të fokusuar në një hobi të preferuar, si leximi, hiking, piktura ose gdhendja në dru.
  • Mësoni diçka të re. Merrni pjesë në kurse gatimi, shkrimi, arti, muzike ose kompjuteri.
  • Merrni pjesë në klasa yoge ose një aktiviteti tjetër të ri fizik.
  • Bashkohuni me një grup muzikor, trupë teatrale, bandë ose orkestër.
  • Ndihmoni në kopshtari në një kopsht apo park komunitar.
  • Bëhuni vullnetar në një shkollë, bibliotekë, spital ose në një qender komunitare.
  • Bëhuni aktiv në komunitetin tuaj. Të ndihmuarit e të tjerëve mund të reduktojë ndjesitë e vetmisë.
  • Udhëtoni në vende të ndryshme dhe njihni njerëz të rinj.

Kujdesu për veten tënde ndërkohë që kujdesesh për të tjerët

Shumë prej nesh bëhen kujdestarë në një pikë të jetës sonë. Stresi dhe përpjekjet e të qënit kujdestar mund të ndikojnë negativisht në shëndet. Është e rëndësishme të gjejmë mënyra për t’u kujdesur për shëndetit tonë.

  • Ji i organizuar. Bëj listen e gjërave për të kryer dhe vendos një rutinë.
  • Kërko ndihmë. Bëj një listë gjërash që mund të të ndihmojnë.
  • Përpiqu të bësh pushime të vogla çdo ditë.
  • Ndiq hobitë dhe interesat e tua sapo të mundesh.
  • Ushqehu shëndetshëm dhe bëj ushtrime sa më shpesh të mundesh.
  • Ndërto aftësitë e tua lidhur me përkujdesjen ndaj të tjerëve.

Aktivizohuni së bashku

Vendi ku jeton, punon dhe shkon në shkollë mund të ketë një ndikim të madh në faktin se sa lëviz e aktivizohesh fizikisht dhe sa është pesha jote. Të qënit aktiv me të tjerët në komunitetin tuaj mund të ketë një ndikim pozitiv në zakonet e tua të shëndetit dhe të krijuarit e mundësive për t’u lidhur me të tjerët. Mund të ndihmosh komunitetin tënd të krijojë mundësi për t’u inkurajuar të kryerit e më shumë aktiviteteve fizike.

  • Fillo të organizosh ecje me një grup miqsh, fqinjësh ose kolegësh.
  • Kur lëviz me makinë, mundohu të ngasësh me një shpejtësi të ulët për të lejuar aktivitetin e personave që bëjnë ecje.
  • Merr në konsideratë të bashkohesh në skuadra sportive dhe gjithashtu përfshiji edhe fëmijët në kurse ose mësime sporti.
  • Bashkohu me grupe prindërish për kërkuar aktivitete më të shumta fizike për fëmijët në shkollë.
  • Provo aktivitete të ndryshme për të kuptuar se cilat aktivitete të pëlqejnë realisht dhe argëtohu ndërkohë që aktivizohesh fizikisht.

    Formëso zakonet e familjes lidhur me shëndetin

Shumë elementë mund të ndikojnë te një fëmijë, përfshirë miqtë, mësuesit dhe gjërat që shohin kur ulen para televizorit ose kompjuterit. Nëse je prind, ji i vetëdijshëm se edhe sjellja jote e përditshme luan një rol të madh në formimin e sjelljes së fëmijës. Me ndihmën tuaj, fëmijët mund të mësojnë të zhvillojnë zakone të shëndetshme të të ngrënit dhe të aktivitetit fizik që zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre.

Për të ndihmuar formësimin e zakoneve të shëndetshme të fëmijëve:

  • Bëhuni model për ta. Konsumoni vakte të shëndetshme së bashku si familje. Bëni ecje ose lëvizje me biçikletë në vend të navigimit në internet ose të qëndruarit përpara TV.
  • Bëni që zgjedhjet e shëndetshme të të ushqyerit të jenë të lehta. Vendosni ushqimet e shëndetshme në vende që janë të arritshme lehtësisht për fëmijët.
  • Fokusohuni tek argëtimi. Luani në park, bëni shëtitje në natyrë ose kopsht zoologjik. Gatuani vakte të shëndetshme së bashku.
  • Kufizoni kohën që kaloni përpara ekranit. Mos vendosni TV në dhomën e fëmijëve. Shmangni konsumimin e vakteve të ndërmjetshme përpara TV.
  • Diskutoni me mësuesit apo kujdestarët në shkollë. Sigurohuni që atje të konsumojnë ushqime të shëndetshme, të përfshihen në lojra aktive dhe të shmangin përdorimin e lojrave elektronike apo aktivitete të tjera para ekranit.

Lidhu me fëmijët e tu

Prindërit kanë një punë të rëndësishme. Rritja e fëmijëve është edhe shpërblyese, edhe sfiduese. Duke qenë të ndjeshëm, të qëndrueshëm dhe në dispozicion të fëmijëve tuaj, mund t’ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie pozitive e të shëndetshme me ta. Lidhjet e forta emocionale që vijnë si rezultat i ndihmojnë fëmijët të mësojnë si t’i menaxhojnë ndjenjat dhe sjelljet e tyre dhe të zhvillojnë vetëbesimin. Fëmijët që kanë lidhje të forta me ata që kujdesen për ta, ka më shumë të ngjarë të jenë në gjendje të përballojnë vështirësitë e jetës.

Për të ndërtuar marrëdhënie të forta me ta:

  • Përforconi sjelljen e mirë të fëmijëve dhe bëjuni lëvdata specifike.
  • Jepuni fëmijëve për të kryer punë të vogla por domethënëse në shtëpi dhe shprehni reagim pozitiv ndaj punës së kryer. Ndihmojini të përmirësojnë aftësitë e tyre hap pas hapi.
  • Përdorni fjalë, tone dhe gjeste të mira kur jepni udhëzime ose bëni kërkesa.
  • Kaloni kohë çdo ditë duke ndërvepruar në mënyrë të ngrohtë, pozitive dhe të dashur me fëmijët tuaj. Kërkoni mundësi për të kaluar kohë si familje, si për shembull të bëni shëtitje pas darkës ose të lexoni libra së bashku.
  • Tregoni së bashku zgjidhjet e problemeve në shtëpi ose shkollë. Jini të disponueshëm për këshilla dhe mbështetje, veçanërisht për adoleshentët.
  • Vendosni kufizime për veten tuaj në përdorimin e pajisjes celulare dhe shpërqendrime të tjera.
  • Pyesni për shqetësimet, problemet, synimet dhe idetë e fëmijës suaj.
  • Merrni pjesë në aktivitete që i pëlqejnë fëmijës suaj. Ndihmoni dhe ndiqni lojërat, aktivitetet dhe shfaqjet e tyre.

Ndërtoni marrëdhënie të shëndetshme

Marrëdhëniet e forta dhe të shëndetshme janë të rëndësishme përgjatë jetës tuaj. Mund të ndikojnë shëndetin tuaj mendor dhe mirëqënien fizike. Aftësitë sociale të vendosjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mund të mësohen që fëmijë. Por në çdo moshë mund të mësosh mënyra të përmirësimit të marrëdhënieve. Është e rëndësishme të dish se si është një marrëdhënie e shëndetshme dhe si të ruash marrëdhënie mbështetëse.

 

Përshtati në shqip: Redina Çanaku

Burimi:  https://www.nih.gov/health-information/social-wellness-toolkit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re