BERAT– Gjashtë të mitur janë kapur mat nga policia e Beratit brenda ambienteve të një kopshti duke vjedhur. Të rinjtë e moshave 14 dhe 15-vjeç, të gjithë banues në Berat, u kapën në flagrancë në ambientet e brendshme të kopshtit. Ata kishin si synim vjedhjen e sendeve që ndodheshin brenda kopshtit. Të rinjtë janë shoqëruar në komisariat dhe pritet të njihen në vijim me procedurat e mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u proceduan penalisht 6 shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të gjithë banues në Berat, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke shkatërruar ambjentet e një kopështi me qëllim vjedhjen e sendeve të tij.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re