A doni të humbni peshë, por numri në peshore nuk po ndryshon? Apo vuani nga fryrja e fytyrës, e trupit, problemet me lëkurën dhe celuliti? Këto simptoma mund të jenë shenjat që tregojnë se sistemi limfatik nuk funksionon siç duhet.

Mund të krahasohet me një pompë që punon vazhdimisht: nëse nuk funksionon dhe limfa qarkullon më ngadalë, në trup fillojnë të grumbullohen toksina dhe organet e brendshme preken nga stresi i panevojshëm.

Për të përmirësuar qarkullimin limfatik, për të humbur peshë dhe për t’u ndjerë më mirë, ndiqni këto rregulla të thjeshta: jini më aktivë, shtoni konsumimin tuaj të ujit dhe të tjera që do t’i gjeni më në brendësi të artikullit.

Ne po ju paraqesim një grup të thjeshtë ushtrimesh që mund të rrisin qarkullimin tuaj limfatik. Do të jetë veçanërisht e dobishme për njerëzit që aktualisht kanë një nivel të ulët të aktivitetit fizik.

Avantazhet e qarkullimit limfatik:

  • parandalon mbajtjen e ujit;
  • nxit sistemin imunitar;
  • forcon sistemin nervor;
  • humbje peshe;
  • përmirëson elasticitetin e lëkurës.

Është më mirë të shmanget stimulimi limfatik nëse një person:

  • është shtatzënë;
  • vuan nga kanceri;
  • ka inflamacion në trup;
  • ka mpiksje gjakut në këmbë;
  • vuan nga inflamacioni limfatik dhe limfadenopatia.

Masazhimi i zonës së klavikulës

Shtrihuni në shpinë në një sipërfaqe të sheshtë. Kaloni krahët gjoks, kështu që gishtat e dorës së majtë janë të vendosura nën klavikulën e djathtë, ndërsa gishtat e dorës së djathtë janë nën klavikulën e majtë. Ngrini bërrylat për të aplikuar presion në këtë zonë me gishtërinjtë tuaj.

Merrni frymë kur të jeni në pozicionin e fillimit dhe nxirreni kur filloni të shtypni. Përsëriteni 15-20 herë.

Rrotullimi i këmbëve

Qëndroni drejt në këmbë me krahët tuaj të lëshuar anash trupit. Këmbët tuaja duhet të jenë paralele me njëra-tjetrën. Ngrihuni në gishtërinjtë tuaj dhe qëndroni në këtë pozicion për një sekondë. Pastaj kthehuni në pozicionin e fillimit dhe rrotullohuni me thembrat tuaja.

Merrni frymë si zakonisht. Përsëriteni 20 herë.

Masazhoni zonën plexusit diellor

Qëndroni në këmbë ose uluni duke mbajtur shpinën drejt. Bashkoni gishtat e mëdhenj dhe ata tregues së bashku. Merrni frymë dhe vendosni gishtat në pikën nën brinjën tuaj në zonën e plexusit diellor. Ktheni shpinën dhe shtypni këtë pikë. Qëndroni në këtë pozicion për një sekondë, pastaj drejtojeni shpinën.

Merrni frymë kur të drejtoni shpinën dhe nxjerrni frymën kur bëni shtypjen.vPërsëriteni 15-20 herë.

“Dridhja japoneze”

Shtrihuni në shpinë në një sipërfaqe të sheshtë. Ngrini krahët dhe përkulni pak këmbët. Shkundni ato në të njëjtën kohë duke u përpjekur të relaksoheni gjymtyrët tuaja.

Merni frymë si zakonisht. Përsëriteni për 1-3 minuta.

“Bretkosa”

Uluni në një sipërfaqe të sheshtë, përkulni këmbët tuaja dhe prekini me njëra-tjetrën. Vendosni duart në gjunjë dhe shtyjini ato shpejt, por me intensitet të mesëm për të bërë hedhjen.

Merrni frymë si zakonisht.vPërsëriteni 30 herë.

Mbledhjet

Shtrihuni në shpinë në një sipërfaqe të sheshtë me këmbët tuaja drejt. Përkulni këmbët tuaja duke i sjellë më afër gjoksit dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Ju duhet ta bëni këtë ushtrim shpejt, por të ndiheni rehat pasi fryma juaj duhet të jetë e qëndrueshme.

Merrni frymë kur të jeni në pozicionin e fillimit dhe nxirrni fryymën kur të bëni mbledhjen.

Përsëriteni 20 herë.

Bonus: Masazh limfatik për fytyrën tuaj

Të gjitha këto ushtrime ndikojnë në të gjithë trupin, por nëse nuk doni të keni një fytyrë të fryrë në mëngjes, provoni këtë masazh të fytyrës.

Shtypni lehtë me gishta lëkurën e fytyrës tuaj nga mesi i ballit deri tek tëmthat, Përsëriteni 10 herë.

Zhvendosni gishtat tregues përreth zonës tuaj nën sy nga hunda drejt tëmthave. Përsëriteni 10 herë.

Rrëshqisni gishtat tuaj duke aplikuar presion të lehtë:

  • nga buza e sipërme deri tek anët;
  • nga qoshet e buzëve deri te anët;
  • nga mesi i mjekrës deri në anë.
  • Përsëriteni 10 herë.

Në fund, rrëshqitni gishtat nga pjesa e sipërme e ballit deri në gjoks nëpër të gjithë fytyrën dhe qafën për të drejtuar rrjedhjen limfatike.

Mundohuni të përsërisni këtë grup ushtrimesh çdo ditë për të qëndruar në një gjendje të përsosur.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re