Sot shënohet 6 -vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.

 

Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se për nder të kolosit të letrave shqipe, këtë vit Tiranës i shtohet dhe Muzeu “Dritëro Agolli”. “DRITËROI i paharruar!6 vite pa kolosin e letrave shqipe, Dritëro Agollin!

Shkrimtar, gazetar, politikan e publicist, i cili ka lënë një trashëgimi të madhe letrare për vendin.I lumtur që këtë vit i shtojmë Tiranës Muzeun “Dritero Agolli”, si një kujtesë dhe trashëgimi e indentitetit të qytetit”, nënvizon Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re