E pabesueshme, por e vërtetë. Pescara do të veshë sezonin e ardhshëm një fanellë të dizenjuar nga një djalë 6-vjeçar. Klubi italian hapi një konkurs dhe e quajti atë “Jepi një goditje COIVD-19”. Fëmijët duhet të vizatonin në shtëpi fanellën e Pescara dhe kanë qenë të shumtë ata që kanë garuar.

Ky konkurs nisi thjeshtë si një lojë për fëmijë dhe nuk kishte këtë qëllim, por në fund dizajni i Luigi D’Agostino jo vetëm është shpallur më i miri. “Delfinët” kanë vendosur ta konfirmojnë atë si dizajnin e ri për fanellën e sezonit të ardhshëm.

Errea, sponsori teknik i Pescara, e ka ftuar vogëlushin të kalojë një ditë në selinë e tyre në Parma. Ajo që Luigi kishte bërë u pëlqye shumë në rrjetet sociale dhe tashmë klubi ku luan edhe Ledian Memushaj do të ketë fanellën më të veçantë në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re