Skip to content

6 vjeçarja humb jetën nga dehidratimi në Mariupol të Ukrainës

Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, Vadym Boychenko, thotë se trupi i një vajze gjashtëvjeçare të quajtur Tanya u nxor nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar.

Ai thotë se ajo kishte vdekur nga dehidratimi.
“Nëna e saj u vra. Nuk e dimë se sa kohë vajza po luftonte për jetën. Nuk mund ta imagjinojmë se sa vuajtje i është dashur të përballojë. Në minutat e fundit të jetës së saj ajo ishte e vetme, e dobët, e frikësuar, e etur.”
Kryebashkiaku vdekja e të voglës ishte vetëm “një nga shumë histori tragjike të Mariupolit, qyteti që mbijetoi në një bllokadë për tetë ditët e fundit”.

Ai i bëri thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën,