6 vjet pas rikonstruksionit, ura e Manastirit të Zvërnecit rrezikohet serish. Në pjesën më të madhe është dëmtuar.
Ura pershkohet nga turistë të shumte për çdo dite të cilët vizitojnë manastirin e zvernecit. Nje grup turistesh italianë të mberritur shprehen se ndodhen në Vlorë dhe Shqiperi për shkak të çmineve më të ulta krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Turistët thonë se janë të mahnitur nga vendet e mrekullueëshme që kanë vizituar, por edhe për ta në Zvërnec problem mbetet ura e cila përben rrezikshmëri.
“Eshte nje vend shume i bukur. Kam ardhur per here te pare ne muajin gusht dhe kjo eshte hera e dyte. Eshte shume bukur. E keshilloj edhe tek miqte e mi dhe te afermit. Por ajo qe me vjen vertete keq eshtë ura. Pasi shoh qe ka demtime dhe perben rrezik dhe natyrisht duhet rregulluar”, tha ai.
“Kam ardhur në vendin tuaj për turizëm dentar. Pasi ne në Itali nuk i përballojme dot çmimet. Kisha dëgjuar për Shqipërinë por sinqerisht eshte nje vend shume i bukur. Deri tani kam pare pak. Vetem Vloren dhe Tiranen por kete te fundit vetem naten. Ketu eci shume ne kembe dhe shoh shume vende. Njoh shume shqiptare ne Itali por ketu jam per here te pare. Njoh shqiptare pasi i kam klient ne Itali. Ketu eshte shume bukur por ajo qe shoh eshte demtimi i ures. Duhet ndërhyre.
Kam ardhur ketu edhe ne shtator. Dhe jemi ketu per turizem dentar. Per shkak se ketu cmimet jane me te ulta. Kam pare per turizem dentar edhe ne Kroaci apo Rumani por ketu i vetmi vend që ka cmime më të ulta. Na ka pelqyer edhe mikrpritja por edhe gjithçka tjetër. Jane shume italianë që vijne këtu per turizëm dentar. Përtej turizmit dentar kam parë një vend të mrekullueshem. Bukurine e vlores ju a rekomandoj te gjitheve per pushime. Kemi pare edhr manastirin qe me sa pashe eshte shune i vjeter, i ndertuar shume kohe me pare dhe thene te drejten eshte nje mrekulli. Por ajo cfare konstatova lidhet me uren e cila ka problene dhe njerëzit që vijne ketu duhet te bejne kujdes kur ecin. Duhet sistëmuar”, u shpreh turisti.
Ura eshte e gjatë 286 metra dhe të drejton në manastirin e zvernecit nje nga zonat me shume te frekuentuara nga turistet vendas dhe te huaj. Investimi prej 36 milion lekësh eshte realizuar me fondet e bashkise se Vlorës në vitin 2017./acbnews.al