Rreth 60 emigrantë që ishin bllokuar në mes të detit pranë Qipros janë shpëtuar nga rojet bregdetare këtë të mërkurë. Mes të shpëtuarve, sipas autoriteteve, janë edhe tre fëmijë.

Për shpëtimin e emigrantëve nga vendet e treta, u erdhën në ndihmë helikopterë shpëtimi dhe anije patrulluese. Lajmërimi fillimisht ishte bërë nga një anije tregëtare, e cila u kishte thënë autoriteteve përkatëse se kishte parë një anije të vogël peshkimi prej druri me disa persona në brendësi të saj, raporton Reuters.

Pas shpëtimit, emigrantët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Katër prej sirianëve u gjetën pa ndjenja, ndëra tre të tjerë kishin dëmtuar gjymtyrët e poshtme.

Dyshohet se anija ka nisur nga Libani më 18 janar, raporton Reuters.

Qipro ndodhet rreth 185 km në perëndim të Libanit dhe Sirisë. Muajt ​​e fundit ka pasur një rritje të të ardhurve nga të dy vendet, duke rritur shqetësimet për një valë të re migracioni të lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re