Raporti i vitit 1940 për Shqipërinë që i drejtohet mbretërisë italiane analizon ndër të tjera edhe situatën e importit. Në serinë e dytë të publikimeve të SCAN për tregtarët e vitit 1940, vijnë emrat e 60 tregtarëve, familjeve tregtare e kompanive që importonin artikuj të ndryshëm.

Interesant është fakti se në vitin 1940 ka një numër të madh tregtarësh që importojnë aparate radio, parfume e deri edhe armë. Përtej mangësive që mund të ketë raporti lidhur me emrat e tregtarëve, rezulton se Saranda është qyteti me numrin më të madh të importuesve, kjo edhe për faktin se kishte portin nga i cili kryheshin shkëmbimet kryesore me Italinë.

Kreshnik KUÇAJ/ SCAN

Pjesa e dytë- Lista e tregtarëve që importonin në vitin 1940

Gjirokastër

Mino Mezini-Import pijesh dhe ushqimesh

Pandeli Papamikali-Import aksesorësh dhe aparatesh radio

Vëllazëria Theohari-Import orësh dhe argjendarie

Berat

Kozma F.Cici-Import pajisjesh elektrike

Vangjel Haxhistasa-Import barnash mjekësore

Gjergji Nushi-Import manifakture dhe artikuj mode

Llaq Salepi & Vëllezërit-Import manifakture e artikuj mode

Korçë

Illo Dh. Argjendari-Import orësh dhe argjendarie

Nodha Bimbli-Import aksesorësh dhe aparatesh radio

Kristo Kocia-Import artikujsh kancelarie

Pandi K. Ligori-Import armësh

Eftim Opari & Bijtë-Import letre për paketime

Opari&Terezi-Import automjetesh dhe pjesësh këmbimi

Delvinë

Vllazën Tonidhi-Import manifakture e artikuj mode

Durrës

Hajdar Bilali-Import mobilerie e druri të përpunuar

Muhamet Dakoli& Vëllezërit-Import letre për paketime

Kalemi & Rrufa-Import materialesh elektrike

Vangjel Manushi-Import manifakture dhe artikuj mode

Vasil Muzina-Import makinerish bujqësore, drithëra, ushqime e karamele

Lin Vlashi& Vëllezërit-Import parfumesh

Elbasan

Hysen Bakalli-Import ushqimesh e pijesh

Vllazën Çaka-import bojërash, kinkalerish e hekurishte

Ahmet Shyti-Import mobiljesh e druri të përpunuar

Ibrahim Velencia-Import materialesh elektrike

Fier

Taq Bozdo-Import aparatesh radio dhe aksesorë

Kosma Nitto-Import ushqimesh e pijesh

Ligor Panajoti & Vëllai-Import letre për paketim

Nas Shtëmbari-Import artikujsh kancelarie

Lic Xega-Import parfumesh

Kostandin Zoto-Import mobiljesh e druri të përpunuar

Libohovë

Mahmut Toto-Import ilaçesh

Përmet

Irakli Saqellari-Import ilaçesh

Sarandë

Bektash & Avdi Rushiti

Timoleon Gjini-Import ushqimesh dhe drithërash

Fadil Isufi& Vëllezërit –Import artikujsh kancelarie, aparate fotografike, orësh dhe bizhuterish

Janeta Koço– Import makinerish bujqësore

Karallamb&Aleks Papa– Import pëlhurësh leshi, pambuku e mëndafsh

Mihal Llambro-Import armësh

Spiro K.Nino-Import orësh, argjendarie e stolish të çmuara

Miho Papadhimitri-Import aparatesh fotografike e instrumentesh muzikorë

Sulo Puto& Vëllezërit

Vëllazëria J.Pollo-Import motorësh

Vëllazëria Puto-Import automjetesh, gomash, vajrash lubrifikuese e drithëra

Shkodër

Gaspër Çurçia-Import automjetesh e pjesësh këmbimi

Sadik Gruda& Shokët-Import hekurishtesh, bojërash, llak dhe kinkaleri

Ndrek Kaçulini-Import aparatesh radio e aksesorë

Haki Kraja-Import armësh

Smalj Shurdha-Import instrumentesh muzikore e aparatesh fotografike

Xhemal Tafaj-Import artikujsh prej lëkure

Tiranë

Ali Kaceli & Vëllezërit-Import instrumentesh muzikore e aparatesh fotografike

Filip Vesha-Import biçikletash e aksesorësh

Kooperativa Bujqësore e Tiranës-Import pajisjesh për bujqësinë

“S.T.I.D.E”-Import aparatesh radio e aksesorësh

Xhemal Haxhi Xhaxhi-Import artikujsh prej lëkure

Vlorë

Nekip Bega-Import pajisjesh kancelarie

Doga&Gjorgja-Import parfumesh

Albino Frapicini-Import aparatesh radio e aksesorë

Musa Jonuzi-Import hekurishtesh e kinkaleri

Koçi Risilia-Import biçikletash e aksesorësh

Hasim Xhiku-Import artikujsh prej lëkure

Burimi:SCAN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re