ISHP njoftoi për një rast të ri me koronavirus sot në Has duke e çuar në 13 numrin total të të prekurve në këtë rreth.

Bëhet fjalë për një burrë 60 vjeç, i cili është kontakt i familjes me shtatë anëtarë që u konstatua me koronavirus disa ditë më parë.

Burri doli negativ në testin e parë, ndërsa ka rezultuar pozitiv në të dytin.

60 vjeçari është dërguar në Tiranë pas problemeve shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko