Skip to content

60 vjeçarja i lë të gjithë me gojë hapur, nxiton të futet në klasë për provimin e maturës

”Sa do rrosh do të mësosh” është një shprehje popullore e cila gjen vend më së miri në rastin e një zonje 60 vjeç nga qyteti i Gjirokastrës, e cila sot edhe pse në moshë madhore i nënshtrohet provimit të dytë të maturës shtetërore.

Rasti i saj është tepër interesant dhe është dëshmi e vullnetit të hekurt që njeriu mund të tregoj për të përmisuar veten dhe realizuar dëshirat e tij.

Edhe pse në një moshë relativisht të madhe për të kaluar provimet e maturës Valentina tregon me sportivitetin e saj, se ajo mund të sfidoj veten dhe kohën.

Me flokët e thinjur dhe fisnikërinë e një femre shqiptare ajo pohon se nuk është vonë kurrë për të shkuar drejt dijes.

/faxweb