Është kremtuar mbrëmjen e së premtes 60 vjetori i teatrit profesionist të Vlorës, “Petro Marko”.  Në praninë e figurave të njohura të artit dhe kulturës, aktorë dhe regjisorë, u dhanë vlerësimet “Mirënjohja e qytetit”.

 

 

 

Ky jubile i gjeti artistët dhe teatrin me një godinë të rikonstruktuar, ku gjithçka foli me ngjyrat festive si një homazh dhe nderim për të gjithë aktorët ndër vite.

 

 

 

Në hollin e teatrit u ekspozuan pjesë të gardërobës së veshjeve të Liza Laskës, Albert Vërrisë, Agim Shukes e shumë artistëve të tjerë vlonjatë.

 

 

Teatri profesionist i Vlorës e nisi rrugëtimin me premierën e parë “Fundosja e skuadrës”, me autor dramaturgun rus Korneiçuk dhe regjisorin Kujtim Spahivogli, ndërsa në vitin 1999 mori emrin e  shkrimtarit dhe publicistit “Petro Marko”.