Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla sëbashku me ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi morën pjesë në përkujtimin e 60-vjetorit të krijimit të Shkollës së Mesme “Dituria” në Krutje.

 

 

Balla në fjalën e tij e cilësoi këtë shkollë si një nga rastet më të sukssshme të arsimit shqiptar, pasi nga kjo shkollë kanë dalë specialistë të shkëlqyer të bujqësisë.

 

 

“Është një prej atyre rasteve më të sukssshme, më të shkelqyera të arsimit shqiptar Shkolla e Mesme e Krutjes. Pas 60 vitesh në këtë shkollë janë arsimuar shumë figura të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të madh. Nga kjo shkollë kanë dalë specialistë të shkëlqyer të bujqësisë sepse këtu jemi në kryeqendrën e bujqësisë shqiptare. Transformimi që ka pësuar bujqësia shqiptare ndër vite është i ndërlidhur edhe me djemtë e vajzat që kanë studiuar në këtë shkollë dhe përmes dijes të marrë në shkolla kanë dhënê kontributin e tyre në transformimin e bujqësisë”, është shprehur Balla.

 

 

Gjithashtu në fjalën e tij Balla tha se sot përveç 60 vjetorit të Shkollës së Krutjes festohet edhe 60 vjetori i një prej ekipeve që jo vetëm habiti të gjithë Shqipërinë por që arriti të kishte rezultate të shkëlqyera në Volejboll, siç ishte ekipi i Krutjes. Balla nënvizoi se është pikërisht ky model që duhet futur në shkolla, ndërlidhja e arsimit me sportin.

 

 

“Sot në fakt ne festojmë dy festa, festojmë 60 vjetorin e shkollës por festojmë edhe 60 vjetorin e një prej ekipeve që jo vetëm habiti të gjithë Shqipërinë, por që arriti të kishte rezultate të shkëlqyera në Volejboll edhe përballë ekipeve të mëdha të vendit dhe ky ka qenë një prej atyre modeleve që ne duhet ta rikthejmë.

Ky është një model që ne duam ta fusim sot në çdo shkollë pas 60 viteve kur 60 vite më parë e kishte shkolla e Krutjes. Ne duam sesi të lidhim mësimin me sportin dhe jemi këtu sot për ta treguar Krutjen si një model të spikatur në ndërlidhjen e arsimit me sportin.

Edhe ministrja Kushi e tha sot në fjalēn e saj por edhe kryeministri ka thënë shumë herë që ne duam t’i kthejmë eksperiencën e bukur të klasave sportive sepse të rinjtë sot kanë shumë nevojë për t’u marrë me sport pasi sporti është i vetmi instrument që kemi për t’i larguar të rinjtë nga veset sepse në fund të fundit sporti është shëndet. Ne duam që modelin e Krutjes ta rikthejmë në të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme në të gjithë Shqipërinë”, tha Balla.

 

Balla theksoi gjithashtu se në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë një mbështetje nga buxheti i shtetit përsa i përket pjesës që lidhet me infrastrukturën sportive, por nëse nuk do të ishte infalcioni i luftës tha Balla do të kishim më shumë mbështetje buxhetore për shumë projekte të rëndësishme.

 

“Ne kemi planifikuar që në vitin e ardhshëm në buxhetin që do të kalojë shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë të kemi një mbështetje nga buxheti i i shtetit përsa i përket pjesës që lidhet me infrastrukturën sportive, por nëse nuk do të ishin Lufta dhe infalcioni i luftës ne do të kishim shumë mē shumë mbështetje buxhetore për të vijuar transformimin që kemi nisur të shumë mjedisve arsimore dhe sportive apo dhe shumë projekte të rëndësishme”, përfundoi Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re