Skip to content

61 raste të reja sot/ Vlora e disa qytete të vogla kthehen në problem

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se këtë të shtunë janë zbuluar 61 raste të reja me Covid-19 në Shqiperi.

Kjo është një shifer e dale nga marrja e tamponeve për 355 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas, autoriteteve shëndetesore, një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Nje dite me pare kishim pasur 77 raste te reja brenda harkut kohor te 24 oreve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ndërkohe bëhet e ditur se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.