Një burrë me origjinë franceze ka mundur t’i mbijetojë mbytjes në Oqeanin Atlantik për 16 orë me radhë, në pritje që dikush të vinte për ta shpëtuar.

Rasti i pazakontë ka ndodhur pranë ujërave të Spanjës, atje ku një grup me zhytës të policisë kufitare i kanë ardhur në ndihmë burrit 62 vjeçarit. Varka e tij ishte kthyer përmbys për shkak të motit të keq. 62 vjeçari kishte mundur të dërgonte një sinjal SOS. Pasi priti për afro 16 orë, ai mundi të shpëtohet.

Fillimisht ekipi i shpëtimit vendosi bova që të parandalonin zhytjen e plotë në ujë të varkës. 62 vjeçari ndodhej ende në brendësi të mjetit lundues, i veshur me një kostum zhytje, për të ruajtur nxehtësinë e trupit.

Një prej zhytësve, tregoi se burri u hodh në ujë dhe doli i vetëm në sipërfaqe, ndërsa më pas ekipi i shpëtimit e largoi me helikopter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re