Një 63-vjeçar i infektuar me koronavirus ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Kakavijës.

Gjatë kontrollit në kufi, vlonjatit i është zbuluar testi pozitiv, ndaj dhe është gjobitur me 700 mijë lekë, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tij.

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re