Ashtu si ambasadori i BE, Luigi Soreca, edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim falenderoi kryeministrin Edi Rama për mundësinë e dhënë që një pjesë e qytetarëve të huaj të ngecur këtu të riatdhesohen.

 

Me anë të një postimi në “Facebook”, Kim tha se në këto çaste u tregua një solidaritet bujar nga ana e Shqipërisë sepse u krijua mundësia për 64 qytetarë amerikanë të largohen.

 

“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”

 

Më herët gjatë kësaj të mërkure, Soreca bëri me dije se 70 qytetarë nga vendet e BE janë kthyer në shtëpitë e tyre, falë operacioneve të riatdhesimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re