Në 24 orët e fundit 65 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 65 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Numri i të shëruarve prej Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e kanë fituar 6668 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 65 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! #COVID19

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mercredi 16 septembre 2020