Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u shënua para pak minutash në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Sipas bluve, 65-vjeçari me iniciale N.A id ha fund jetës së tij në bodrumin e banesës. Kjo ngjarje u regjistrua në orën 17:35 minuta të kësaj të shtune. Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë që policia ka sekuestruar armën e zjarrit, tip automatik.

“Më datë 10.02.2024, rreth orës 17:35, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në bodrumin e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, shtetasi N. A., rreth 65 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re