Fritz Selmani, është një nga aktorët më të rinj që luajti në shfaqen që u vu në teatrin “Migjeni” në kuadër të 65-vjetorit të estradës së Shkodrës.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Selmani tha se ka qenë një emocion dhe krenari që ai është bërë pjesë e veprës “Gaz Paç o Moj Shkodër”, teksa shtoi se përgjatë 5 viteve që luan në teatrin “Migjeni” harmonia ka qenë ajo e ka shoqëruar gjithmonë.

“Është një emocion dhe krenari, sepse për 65 vjetorin e estradës jam një pjesëmarrësit. Kjo më mbush me kënaqësi dhe përgjegjshmëri.

Ka qenë një ndërthurje e bukur e muzikës. Po aq e bukur është edhe me gjigandët e skenës që na ndihmojnë, sepse për ne të rinjtë nuk është e thjeshtë të dalim në skenë.  Unë kam rreth 5 vite që luaj tek Teatri Migjeni dhe kjo harmoni më ka shoqëruar.

Kam lindur në Shkodër dhe kam luajtur në një skenë që kanë luajtur gjigandët dhe të jashtëzakonshmit. Unë do luaj në komedi dhe dramë, ku të më jepet mundësia”, tha aktori. .

Moderatorja Brikena Prifti e pyeti Fritz Selmanin se sa kohë u janë dashur për të vendosur në shkenë shfaqjen e madhe, teksa ai u përgjigj: “Janë dashur disa kohë prova, sepse janë disa skeçe që janë të lidhura me muzika. Na është dashur pak kohë të mbajmë edhe pak ritmin në muzikë, se nuk marrim vesh shumë mirë”.

Fritz Selmani tha se në këto 5 vite që ai punon si aktor, nuk ka pasur asnjë moment të sikletshëm.

“Momente të sikletshme snuk ka pasur deri tani, përveç disa batutave që kalohen me kalimin e kohës”.

Pyetjes së nga kush është frymëzuar për të ndjekur rrugën e aktrimit, Selmani iu përgjigj: “Kjo është pyetje 1 milionë euro. Për fat të mirë emrat e estradës së Shkodrës janë të gjithë të mirë dhe nuk di kë të veçoj. Ne na jep frymëzim çdo bisedë që bëjmë me ta për prapaskenat. I madhi Paulin Prenka ka qenë frymëzim për mua për mënyrën si interpretonte. Por unë nuk di kë të ndaj se janë të gjithë shumë të mirë, gjidanda”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re