Përvjetori i 65-të i estradës profesioniste të Shkodrës u festua në skenë. Mjeshtrit e mëdhenj të humorit dhe brezi i ri i artistëve, zgjodhën që këtë ditëlindje ta festojnë me një dhuratë për publikun, duke sjellë varietet me humor dhe këngë “Gaz paç o moj Shkodër”.

Ikonat e humorit Zyliha Miloti, Drande Xhaj, Besnik Çinari dhe Edmond Halili bashkë me artistët e rinj i dhuruan publikut të qeshura dhe argëtim për afro 2 orë, ndërsa nuk mungoi ndërthurja me muzikën.

“Estrada e Shkodrës” ka marrë jetë nga vitet 1950 dhe sidomos në vitin 1954 me titullimin e ri “Estrada në Penxhere” që u luajt te ish-kinema verore, për herë të parë. Por zyrtarisht viti 1958 konsiderohet si nisja e një rrugëtimi profesionist, ku regjisori Paulin Sekuj solli premierën  “Në repartin e operacionit të zemrës”, është shprehur aktori Fritz Selmani. /

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re