Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi u kapën duke transportuar 128,5 kilogramë kanabis.

 

Mediet greke raportojnë se dy shqiptarët u kapën nga policia në rrugën Ionia në Arta.

 

Dy të arrestuarit akuzohen për import, transportim, trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentesh dhe për hyrje të paligjshme në vend.

 

Dy shqiptarët janë kapur nga policia gjatë një kontrolli rutinë, kur patrulla e policisë i sinjalizoi të ndalonin.

 

Gjatë kontrollit të kryer nga policia në makinë, janë gjetur dhe konfiskuar 68 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 128.5 kg.

 

Gjithashtu, mësohet se njëri prej të arrestuarve posedonte një kartë identiteti false greke, ndërsa ndaj tij kishte masë ndalimi hyrjeje në tokën helene.