Një aksident është regjistruar sot në aksin Cërrik – Gostime ku një 69-vjeçar ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar.

Si pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Cërrikut për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Cërrik – Gostime, shtetasi S. Xh., 69 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar.

Si pasojë është dëmtuar 69-vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Cërrikut për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re