Indonezia, vendi që e ka pësuar njëherë nga cunami, është tronditur nga një tërmet 7 ballësh, edhe me frikën e një cunami të mundshëm, ku janë regjistruar me dhjetra viktima. Epiqendra ka qenë në ishullin e Lombokut.

Agjensia për Meteorologjinë, Klimën dhe Gjeofizikën e Indonezisë më herët tha se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 15 kilometrash, 27 kilometra në verilindje të Lombokut dhe një alarm është lëshuar për shkak të rrezikut të cunamit.

Në një tërmet 6.4 ballë goditi të njëjtën zonë javën e kaluar, ku 16 vetë u vranë dhe më shumë se një mijë njerëz u evakuuan.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re