Hava Gjona ka 7 fëmijë por jeton e vetme në kasollë. Në një mesazh të dërguar në faqen e “JOQ”, thuhet se si gjyshja në fjalë ka mbetur pa shtëpi pasi ia prishi tërmeti, teksa drama e saj thellohet më shumë kur mësojmë se është e braktisur edhe nga shtatë fëmijët e saj.

Sipas mesazhdërguesit e moshuara ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë urgjente.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ. Kjo gjyshja ktu ka shum nevoj per ndihme kishte nje
shtepi te vjeter ku aty jetonte e vetme por tani shpin qe kish ja ka
shembur termeti dhe gjyshja momentalisht fle jasht dhe esht e vetem
gjyshja jeton vetem ajo ka shum nevoj ju lutem ajo esht dhe ne gjendje
psikologjike shum te renduar. Ajo ka shum nevoj per ne. Te lutem postoje
te lutem. Nena per momentin jeton ne kasolle dhe esht ne gjendje
psikologjike shum te renduar ajo ka 7 femij por femijet e kan braktisur
ate duke e len ne kasolle ju lutem postojeni dhe ndoshta e shikon ndonje
dhe e ndihmon. Ne laktesh te pogradecit ju lutem postojeni ajo ka shum
nevoj per cdo gje. Ju lutem postojeni Faleminderit!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re