Shtatë qytetarë të prekur me COVID kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Mes viktimave ishte edhe një 26-vjeçare nga Tirana, e cila ishte shtatzënë.

 

Ndërkohë, nga 3500 testime të kryera, janë identifikuar 445 raste të reja.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

 

Në të gjithë vendin, janë aktivë me koronavirus 7548 pacientë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re