Spitali i Përmetit është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së Covid 19, ku si pasojë e infektimit pak infermierë kanë mbetur ende në shërbim.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se momentalisht janë 7 infermierë të prekur me Covid, ndërkohë që puna në spital mbetet e cunguar pikërisht për shkak të mungesës së stafit.

I gjithë qarku i Gjirokastrës në javët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve, ndërkohë që nuk mungojnë denoncimet e qytetarëve, se përgjigjet e tamponeve u vonohen me ditë të tëra, çka bën që personat e dyshuar të dalin dhe të vazhdojnë jetën e tyre si normalisht.

Në të gjithë vendin tonë shifrat e infektimeve mbeten të larta, ndërkohë që kapacitetet e spitaleve janë drejt ezaurimit të plotë, çka duket se do të çonte në një mbyllje të dytë të vendit, e paralajmëruar kjo dhe nga ekspertë të ndryshëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re