Për herë të parë në Muzeun e Arsimit Kombëtarë ekspozohen të grupuara dëftesa të arsimit shqiptar në qytetin e Korçës. Dëftesa të cilat fillojnë diku rreth vitit 1800 dhe i përkasin shkollave greke në juglindje të vendit e deri tek dëftesat e pas çlirimit.

 

Një ekspozitë si kjo sipas përgjegjësit të Muzeut të Arsimit, Niko Kotherja tregon rrugën e arsimit shqiptar ndër vite. Ajo çfarë të bën përshtypje teksa viziton këtë ekspozitë është stilimi i deftesave të periudhës nga viti 1887 e deri tek dëftesat e mbretërisë të cilat kanë një kompozim të veçantë që nuk hasen tek dëftesat e pasçlirimit.

 

Ditën e sotme muzeu i Arsimit Kombëtar ka pasur vizitorë të shumtë të ardhur nga krahina të ndryshme shqipfolëse ,të cilët kanë shprehur interest të veçantë për ekspozitën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re