Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar mësuesit në këtë 7 mars.

 

Në mesazhin postuar në rrjete sociale, Kushi shpreh mirënjohjen për mësuesit, për edukimin që u japin çdo ditë fëmijëve.

 

“Gëzuar 7 Marsin dhe mirënjohje për ju të dashur mësues! Ju me misionin tuaj edukoni fëmijët tanë, mbillni ëndrra dhe i frymëzoni ata çdo ditë! Kjo video u realizua me kontributin e veçantë të nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë”, shkruan ministrja Kushi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re