Ministrja e Arsimit, Besa Shahini uroi mësuesit për festën e tyre, 7 Marsin. Ajo tregoi në “Facebook” se këtë të shtunë ishte mbledhur tek Mësonjëtorja e Parë Shqipe për të përkujtuar sakrificat e themeluesve teë shkollë shqipe. Shahini shtoi se rezultatet mësimore po përmirësohen çdo ditë e më shumë prej punës së mësuesve.

 

“Këtë vit u mblodhëm tek “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” dhe përkujtuam sakrificën e themeluesve të shkollës shqipe, por edhe të gjithë mësuesve që erdhën pas tyre, për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e kulturën tonë. Shprehëm mirënjohjen tonë për mësuesit pensionistë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa ata ndanë me ne këshilla të vyera për rrugën që kemi përpara. Sot, sfidat e arsimit shqip janë të ndryshme nga çfarë kanë qenë ato të themeluesve të shkollës shqipe, por nuk janë më të vogla. Na jep kurajo fakti që rezultatet arsimore po përmirësohen me shpejtësinë më të madhe nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në testin “PISA”. Kjo, falë punës së palodhur të mësuesve tanë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re