Aktorja Adelina Muça në një lidhje me “Skype” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka rrëfyer se si e priti ftesën për të qenë pjesë e shfaqes “7 Minuta” të regjisores, Driada Dervishi.

 

Adelina Muça ka rrëfyer se bërja bashkë e 11 grave dhe vajzave aktore ishte një dhuratë e jashtëzakonshme.

 

Pjesë nga biseda:

 

Brikena Prifti: Ke bërë bashkë 11 aktore, në moshë të re dhe të vjetra. Adelinën e kemi të mesme. Adelina si të është dukur ftesa?

 

Adelina Muça: Ftesën me zor e kam pritur, pasi me Driadën kam një CV prej 11 vitesh në skenë bashkë, ku e them me plot gojën se kanë qenë të suksesshme. Bërja bashkë e këtyre vajzave dhe grave ishte një dhuratë e jashtëzakonshme. Më vjen mirë që përzgjedhja e veprës që Driada ka bërë është një vepër që na prek të gjithave. Kam dëgjuar komente që njerëzit janë përlotur nga kjo shfaqje. Të njëjtën gjë ndiejmë edhe në kur jemi në këtë skenë. Edhe pse ka qenë e vështirë për gjetjen e sallave për të bërë prova, them që kjo shfaqe duhet të shfaqet jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe të tjera.

/Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re