Në 7 pacinetët e shëruar gjatë 24 orëve të fundit 3 prej tyre janë infermiere në Shkodër dhe në Kukës.

Betejën me koronavirusin deri më tani e kanë fituar 410 të shëruar mes të cilëve 50 janë personel mjekësor të cilët ishin infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetsisë gjithashtu ka bërë me dije se të gjithë të shëruarit e fundit, janë pacientë nga Shkodra, qyteti i dytë me numrin më të madh të të infektuarve, 104 raste të konfirmuar me Covid 19, 55 prej tyre tashmë janë shëruar.

LEXO EDHE: 36 pacientë me Covid-19 të shtruar në spital, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Ndërkohë në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë, fatmirësisht kjo është një tendencë që vijon të jetë e qëndrueshme.

Dëri më tani numri i të infektuarve  në vendin tonë është 726, ku 28 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re