Ish-ministri i Shëndetësisë, mjeku i njohur Arben Beqiri ka listuar shtatë pyetjet më të shpeshta që bëhen sëfundmi ndaj kornoavirusit duke dhënë për secilën një përgjigje të përmbledhur.

Përmes një postimi në Facebook, Beqiri shpjegon me detaje dilemat më të mëdha të qytetarëve mbi koronavirusin, simptomat e tij si edhe masa mbrojtëse.

Postimi i plotë i Beqirit:

Pergjigje pyetjeve me te shpeshta rreth Covid 19

1-Sa kohë i duhet virusit nga momenti infektimit deri tek momenti i shfaqjes së sëmundjes?

Duhen rreth 5 ditë nga infektimi deri në shfaqjen e shenjave të sëmundjes, por ndonjëherë mund të zgjasë edhe 14 ditë.

2- Pasi shëroheni, a fitoni mbrojtje?

Eksperienca me viruset e tjera na mëson që organizmi krijon mbrojtje, por me këtë virus është akoma heret për ta thënë këtë me siguri. Ajo që mund të thuhet me siguri dhe që ka shumë rëndësi; është që njerëzit e shëruar nuk janë me përhapes të sëmundjes.

3- Ku ndryshon Covid 19 nga gripi stinor

Në fakt është vështirë ti dallosh pa bërë testin, por simptoma kryesore e Covid 19 është temperatura dhe kolla. Ndërsa gripi ka edhe dhimbje fyti, rrjedhje hundësh apo tështima, por pothuajse asnjëherë vështirësi në frymëmarrje. Kjo shenjë e bën shumë të mundur diagnozen e Covid 19. Nëse e keni një ankesë të tillë, kjo përbën një arsye të forte për të telefonuar në numrin e emergjencës të vënë për këtë qëllim.

4- Çfarë do të thotë “të vetëizolohesh”

Të vetëizolohesh do të thotë të qendrosh në shtëpi për 14 ditë, duke evituar jo vetem transportin publik në raste të domosdoshme por edhe taksitë. Në varësi të mundësive, duke ruajtur distancën me pjesetarët e tjerë të familjes.

5- A transmetohet virusi nga doreza e dyerve dhe sa gjatë mbijeton

Dorezat e dyerve mund të ndoten nga duart që mbartin virusin dhe aty virusi mund te jetoje për disa ditë, prandaj është shumë e rendësishme larja e shpeshtë e duarve për mbrojtjen nga kjo semundje dhe mospërhapjen e saj.

6- A është e parrezikshme larja në një pishinë publike?

Klori në ujin e pishinës i vret virusët, por kjo nuk do të thotë që nuk do ta merrnit virusin në dhomat e zhveshjes apo në dorezat e dyerve të ambienteve të pishinës.

7- A duhet të mbaj një maskë për të pakësuar mundesinë e marrjes apo përhapjes së virusit?

Megjithëse mjekët dhe kirurgët përdorin shpesh maska edhe para kësaj pandemie, dhe sot më shumë se kurrë janë të detyruar të përdorin maska të një cilësie të lartë, ka pak prova që perdorimi i maskave prej publikut të bëjë ndonjë ndryshim, për mire apo për keq.

Në fakt direktivat e NHS nuk rekomandojnë mbajtjen e maskave nga publiku i zakonshem jashtë spitaleve dhe dhe klinikave. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re