7 qytetarë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 532 raste të reja me COVID, nga 2409 testime të kryera. E kanë humbur betejën me virusin një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.”

Ndërkohë, janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në total numrin e personave që kanë arritur të fitojnë betejën me virusin në 12,767.

Aktualisht, në 3 spitalet COVID po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6797

Durrës                  1170

Fier                         1005

Korçë                     819

Shkodër                821

Elbasan                  730

Vlorë               614

Lezhë                     616

Berat               419

Gjirokastër           392

Kukës                      329

Dibër                 142

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re