Sipas Institutit të Mjekësisë në SHBA, të rriturit duhet të konsumojnë 400 mikrogramë të acidit folik në ditë. Kjo substancë, e quajtur edhe vitaminë B9, është vendimtare për shëndetin tonë pasi ndihmon trupin tonë të bëjë dhe të riparojë ADN-në dhe të prodhojë qelizat e kuqe të gjakut.

Nëse trupi juaj nuk ka acid folik, ju mund të vuani nga disa simptoma të caktuara dhe madje edhe të zhvilloni anemi, një gjendje ku organet tuaja të brendshme nuk mund të marrin oksigjen të mjaftueshëm për të punuar siç duhet.

Ne do ju paraqeism një listë të shenjave më të zakonshme që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë acid folik.

Problemet njohëse

© depositphotos.com © depositphotos.com

Acidi folik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sistemin tuaj nervor qendror. Nëse trupi juaj nuk e ka këtë vitaminë, ju mund të luftoni me depresionin, mund të keni problem të përqëndroheni dhe ndjeheni sikur harroni dhe jeni nervozë.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, marrja e pamjaftueshme e acidit folik mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve serioze siç është demenca ose sëmundja e Alzheimerit.

Dhimbjet e trupit

© depositphotos.com © depositphotos.com

Në raste të rënda të anemisë të shkaktuar nga mungesa e acidit folik, truri juaj merr oksigjen më pak se sa duhet. Në përgjigje, arteriet e trurit fillojnë ënjtjen dhe ju shkaktohet dhimbje koke.

Megjithatë, truri juaj nuk është organi i vetëm që i mungon oksigjeni, kështu që mund të ndjeni edhe dhimbje në pjesë të tjera të trupit tuaj, sidomos në gjoks dhe në këmbë.

Lëkurë e zbehtë

© shutterstock.com

Hemoglobina, një proteinë e përfshirë në qelizat e kuqe të gjakut, është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nga mushkëritë tuaja në të gjitha indet e trupit tuaj.

Kur trupi juaj ka mungesë të acidit folik, ju nuk keni mjaft qeliza të kuqe të gjakut (dhe hemoglobinë) për të siguruar organet tuaja të brendshme me sasinë e nevojshme të oksigjenit. Kjo mund të rezultojë në ndjenja të dobësisë së muskujve, lodhje, mpirje të duarve dhe këmbëve dhe lëkurë të zbehtë.

Shkurtim i frymëmarrjes

© shutterstock.com © shutterstock.com

Nëse e vëreni veten se nuk mbusheni me frymë kur bëni gjëra që normalisht do t’i bënit pa asnjë problem, kjo do të thotë se nivelet e oksigjenit tuaj janë të ulëta, sepse trupit tuaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut. Së bashku me këtë simptomë, mund të përjetoni gjithashtu një rritje të ritmit të zemrës dhe ndjenjën e marramendjes, madje edhe të zbehjes.

Problemet e tretjes

© depositphotos.com

Simptoma të tilla gastrointestinale si të përziera, vjellje, dhimbje në stomak dhe diarre pas ngrënies mund të jenë shenjat e para që trupi juaj nuk ka acid folik. Përveç kësaj, në raste të rënda, ju gjithashtu mund të vuani nga anoreksia që zakonisht çon në humbje të konsiderueshme në peshë.

Çrregullime të gojës dhe ënjtje të gjuhës

 

Këto simptoma zakonisht ndodhin kur mungesa e acidit foli është mjaft e madhe, kështu që nuk duhet ta neglizhosh atë. Gjuha juaj mund të duket e fryrë, e kuqe ose e shndritshme, zakonisht rreth majës dhe në skajet e fillimit. Për shkak të zvogëlimit të qelizave të kuqe të gjakut, mund të ndjeni edhe dhimbje kur gëlltitni ose vuani nga një gjuhë e lënduar dhe stomatiti.

Ndjesi e reduktuar e shijes

© zo3bi_m / instagram © foodiebuddie_ / instagram

Sipas disa studimeve, përveç plagëve të gojës, mungesa e acidit folik mund të rezultojë në vështirësi në shijimin e ushqimit tuaj. Kjo ndodh sepse receptorët tuaj të shijes, të quajtur papilla, nuk mund të dërgojnë mesazhe në trurin tuaj nëpërmjet sistemit nervor tuaj për shkak të problemeve ekzistuese të gjuhës.

Bonus: Si ta trajtojmë mungesën e acidit folik

© joslinndek1 / instagram © shasbakingpassion / instagram © _emalka / instagram © sofi.rondoletto / instagram

Mënyra më e lehtë për të zgjidhur mungesën e acidit folik është përmes dietës suaj. Për të mbajtur një status adekuat të acidit folik, duhet të hani më shumë perime si brokoli, lakra, spinaqi dhe asparagu. Sa për ushqimet e tjera, është më mirë të konsumoni fruta, agrume, fasule, kërpudha dhe drithëra të plota në baza të rregullta.

Nëse keni vërejtur ndonjë nga këto simptoma, gjëja e parë që duhet të bëni është të shikoni mjekun tuaj për të konfirmuar diagnozën. Vetëm pas kësaj duhet të filloni të ndryshoni zakonet tuaja të të ngrënit.

A njihni ndonjë mënyrë tjetër për të trajtuar mangësinë e acidit folik? Ndani njohuritë tuaja me ne në seksionin e komenteve më poshtë!

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re